Pas fushës së re të basketbollit pranë rrugës “Emil Legrand” një javë më parë, kryeqytetit i shtohen edhe dy terrene të reja sportive që do t’u shërbejë të rinjve për një jetë aktive në natyrë.
Bashkia e Tiranës ka vendosur që të rehabilitojë ish-fushën e vjetër të basketbollit në bllokun e banimit pranë rrugës “Shefqet Musaraj” duke i rikthyer të gjithë parametrat.
Gjithashtu të rinjtë dhe të rejat do të kenë edhe një fushë volejbolli e cila do të plotësojë të gjitha sdtandardet.
Fushat do të shërbejnë jo vetëm për aktivitete sportive, por dhe për takimet e komunitetit të zonës.
Të dyja terrenet e reja sportive do të jenë të pajisura edhe me prozhektorë që do të mundësojnë shfrytëzimin e tyre edhe në orët e vona të mbrëmjes.
Krahas rehabilitimit të blloqeve të banimit, Bashkia e Tiranës ka treguar një vëmendje të veçantë dhe për shtimin e terreneve sportive me qëllim masivizimin e sportit në kryeqytet.