![U qëllua me plumba duke lëvizur në autostradën Tiranë-Durrës, ja emri i viktimës](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/04/Screenshot_20220404-063901_Facebook-735x400.jpg)
Identifikohet viktima e atentatit mbremjen e te dieles ne afersi te Qafes se Rinasit ne rrugen Tirane-Durres.
Behet fjale per shtetasin Iljaz Çali 37 vjeç.
Ai eshte qelluar me plumba teksa levizte me makinen e tij Land Rover fuoristrade.
Makina ishte blere tek shtetasi Hekuran Xhixha, por nuk i ishte nderruar pronesia.
Ne vitin 2016 Iljaz Cali ishte ndaluar pasi iu gjeten ne banese mbi 600 kg kanabis.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 03.04.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, përballë DHL-së, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti tip “Land Rover” dhe si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë krehjen e zonës me qëllim kapjen e autorit/ëve.
Në bashkëpunim me DVP Durrës, Elbasan e Lezhë janë ngritur menjëherë pika kontrolli në rrugët interurbane.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për fiksimin e çdo prove të vlefshme që mund të çojë në identifikimin e autorëve.