Kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas marrjes së informacionit për zjarr në një objekt në Përzhino, ka dalë në terren së bashku me shërbimet komunale, për të ndihmuar në përballimin e zjarrit, njoftojnë nga zyra e tij.
“Në orët e pasdites një zjarr i madh ka shpërthyer në lagjen Përzhino. Pasi morëm informacionin se një godinë po digjej, dolëm menjëherë në terren me shërbimet për të ndihmuar zjarrfikësit dhe nga sa mësuam, bëhet fjalë për një objekt të vjetër shkolle që aktualisht është në pronësi private. Falënderoj ekipet e zjarrfikësve dhe Ministrisë së Brendshme, të cilat pavarësisht kushteve të vështira atmosferike ishin në kulmin e detyrës dhe zjarri u lokalizua dhe më e rëndësishmja nuk pati viktima apo të lënduar. Nuk janë të prekura as familjet tjera përreth”, tha Gjorgjievski.
Ai shprehu mirënjohjen edhe për fqinjët që dolën përpara dhe, siç tha ai, vunë në dispozicion hidrantët e objekteve të tyre.
“Ne si komunë kemi vënë në dispozicion edhe hidrantin nga kopshti që është në afërsi. I bëj apel Ministrisë së Brendshme që të hetojë seriozisht dhe plotësisht këtë rast, sepse siç kam marrë informacion këtu, nuk ka instalim ekzistues që ka pasur energji, por supozoj se është një faktor njerëzor që ka ndikuar në të gjitha këto, dhe nëse e gjithë kjo ka qenë e vërtetë, atëherë fajtorët të vihen para drejtësisë”, tha kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski./Telegrafi/
The post Gjorgjievski për zjarrin në Kisella Vodë: Nuk ka viktima e as të lënduar appeared first on Telegrafi.