Tentoi të kryente atentat, por e pësoi vetë; Nuredin Dumanit i konfirmohet burgu në spital

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Tentoi të kryente atentat, por e pësoi vetë; Nuredin Dumanit i konfirmohet burgu në spital

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, për Nuredin Dumanin.

 

Mësohet se masa i është komunikuar në spitalin e traumës nga gjyqtarja Flojera Davidhi dhe Prokurori i SPAK, Altin Dumani. Nuredin Dumani ra në prangat e uniformave blu, mbrëmjen e 29 marsit pasi kishte trentuar te kryente nje atentat.

 

Advertisement

Dyshimi i i policisë është ai i një atentati të dështuar, që Dumani pritej t’i bënte rivalit të tij Talo Çela, i cili i është kundërpërgjigjur sulmit duke qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt makinës tip BMW. Pak orë më vonë ai u gjet në një apartament në Fier, nën shoqërinë e të dashurës se tij nga Kosova  dhe 3 mjekëve, që po i mjekonin plagët, të cilët përfunduan po ashtu  në prangat e policisë.

 

Nuredin Dumani, ishte  një nga njerëzit më të kërkuar në Shqipëri për 4 vrasje në Durrës, në Mars dhe Prill të vitit 2020, ku viktima mbetën vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia si dhe Dorjan Shkoza e Anxhelo Avdyli.

 

Advertisement

Dyshohet se këto krime Dumani i ka kryer në bashkëpunim me Talo Çelën, asokohe partnerë ne në grabitjen e famëkeqe të Rinasit. Perplasjet per parate sollen edhe konfliktit mes tyre, i cili agravoi me vrasjen e Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

 

SPAK e akuzon Dumanin për vrasje në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave më shumë se një herë, armëmbajtje pa leje, sigurim i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, mashtrim dhe vjedhje të kryer në bashkëpunim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy