Rudina Hajdari, deputete në kuvend tha në emisionin “HARD TALK” nga Roland Qafoku se liderët kryesorë në Shqipëri kanë frikë nga Reforma në Drejtësi, që Ambasada amerikane po e mbështet fort.
-A po e tremb Yuri Kim politikën shqiptare?
-Po, po e tremb.
Pse?
-Po sepse edhe ajo guxon. Guxon të thotë të vërtetat.
-Ju e keni takuar dhe ja keni shprehur këto, zonja Hajdari?
-Absolutisht, kam marrëdhënie të vazhdueshme me ambasadoren dhe ambasadorët e tjerë, sepse dhe në rolin që kam duhet një bisedë e vazhdueshme.
-Çfarë ju ka thënë zonja Kim?
-Ajo mendon që beteja për ndryshimin e sistemit është një betejë e drejtë.
-Pra Ambasada amerikane dhe ambasadorja Yuri Kim e mbështet reformën me lista të hapura dhe sistemin danez?
– Patjetër që ambasadat nuk munden në mënyrë të drejtpërdrejtë të ndërhyjnë të sistemi por mund të sugjerojnë dhe rekomandojnë. Ata e kuptojnë të vërtetën, që shumë njerëz kanë humbur besimin te politika shqiptare, tek elita e vjetër, tek ata persona që kanë shumë vite që mbajnë pushtetet.
-Nëse PD do iu bënte një ftesë që në zgjedhjet e vitit 2021 të ishit pjesë e asaj partie, me lista të hapura ose të mbyllura, do pranonit?
-Do pranoja që zoti Basha të luftonte bashkarisht në atë tryezë për ndryshimin e sistemit. Pjesë e pazareve të tjera, unë nuk bëhem.
-Pra, ju jeni duke thënë se nëse ndryshon sistemi ju ktheheni në PD?
-Nëse ndryshon sistemi, atëherë hajde flasim. Nëse do kishte një rikthim nuk do ishte falë zemërgjerësisë së zotit Basha. Do ishte një betejë e cila ka frytet e saj dhe më pas do ecim bashkarisht për ta risjellë këtë forcë politike në këmbë.