Kërkesa e PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve/ Nikolla: Çështja nuk ekziston më

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kërkesa e PD për mbledhjen e Këshillit të Mandateve/ Nikolla: Çështja nuk ekziston më

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i është përgjigjur kërkesës së Partisë Demokratike, e cila bëri thirrje për mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin.

 

Nikolla sqaron se mbledhja u anulua sepse çështja nuk ekziston më, pasi Alqi Bllako e dorëzoi me vullent të plotë mandatin e deputetit.

 

Advertisement

Në këto kushte, thekson Nikolla, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi.

 

“Z. Alqi Bllako për të cilin është kërkuar dhënia e autorizimit për arrestim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur në Kuvend deklaratën se me dijeni dhe vullnet të plotë dorëzon mandatin e deputetit nëpërmjet heqjes dorës nga ky mandat. Referuar nenit 71, pika 2, shkronja “b” të Kushtetutës, mandati i deputetit z.Alqi Bllako, mbaron për arsye të heqjes dorë nga mandati. Në këto kushte, sipas rregullores së Kuvendit, kërkesa e Prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk është më objekt i shqyrtimit nga Kuvendi. Sa më sipër, është anuluar mbledhja e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, njoftuar për datën 30.03.2022, ora 18:00. Çështja për të cilën ju kërkoni mbledhjen e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin nuk ekziston më. Për rrjedhojë Kuvendi nuk mund të vazhdojë procedurat për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy