
Ambasadorja e SHBA në Shqipëri, Yuri Kim ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano.
Kryediplomatja amerikane bën me dije se në fokus të diskutimeve ka qenë puna për të forcuar më tej bashkëpunimin për zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit.
Advertisement
“Sot u takova me Gledis Nanon për forcimin e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri në zbatimin e ligjit dhe kundër terrorizmit. E rëndësishme që të sigurohet integriteti në veprimet e policisë, duke përfshirë operacionet dhe vendimet e personelit. Faleminderit oficerëve të policisë për guximin dhe sakrificat për të mbrojtur qytetarët”, shkruan Kim.