Paaftësia e Qeverisë gjithnjë e më shumë po shihet. Maqedonia në 24 orët e fundit ka 37 të infektuar të rinj, ndërsa Sllovenia 4 ditë me radhë nuk ka asnjë të infektuar me Kovid-19.
Republika e Maqedonisë po e thyen rekordin me të infektuar nga Kovid-19 në rajon.
Derisa në rajon shtetet lavdërohen si me ditë të tëra nuk kanë të infektuar të rinj, Maqedonia është në kulm sipas të infektuarve.
Instituti kombëtar për shëndet publik i Sllovenisë publikoi se në vend katër ditë me radhë nuk është regjistruar asnjë i infektuar me koronavirus. Përveç kësaj Sllovenia ka shpallur para kohe edhe fundin e koronavirusit.
Në Kroaci gjatë 24 orëve të fundit kanë vetëm një të infektuar.
Këto të dhëna flasin se Qeveria e kryesuar nga LSDM-ja në vend që të fokusohet në masat shëndetësore, shikon si ta shpëtojë karrierën politike të Zoran Zaevit.
E tërë kjo ka të bëjë me masat e vonuara dhe joadekuate.
Me LSDM-në dhe Zaevin kemi marrë vetëm regjim hibrid, paaftësi, krim dhe varfëri.
Qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së