Detaje te reja nga zjarri ne komisariatin nr.5 ne Kamez ku gjeti vdekjen, Arben Mici, nje djal i ri qe mbahej I ndaluar per dhune ne familje.
Punonjësi I policisë Hajredin Boja ende nuk ka dhene deklarime për shkak te gjendjes shendetesore.
Ndersa I plagosuri tjeter Dilaver Idrizi eshte shprehur se eshte nxjerre nga dhomat e izolimit nga punonjesi I policisë Boja, përgjegjësi I dhomave te izolimit.
Diten e ngjarjes kane qene edhe dy te shoqeruar te tjere qe jane nxjerre nga efektive te tjere.
Hetimet vijojnë nga AMP, prokuroria e Tiranës dhe nje ekspert I jashtëm zjarrfikës.
Burime nga grupi hetimor bejme me dije zjarri ka rene ne oren 20:53 dhe rreth 30 minuta me pas kane mbërritur forcat zjarrfikëse.
Fillimisht dy efektivet kane tentuar te shuajnë zjarrin vete, dhe kur flakët jane përhapur, jane telefonuar forcat zjarrfikëse.