Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “LED 2”, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit ka zbuluar 2 ambiente (banesa), të cilat ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan, në flagrancë, shtetasit: Gj. P., 53 vjeç, banues në Bushnesh,Krujë, L., 26 vjeç, banues në Derven, Krujë. Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi N. L., 35 vjeç, banues në Derven, Krujë.
Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e shtetasve Gj. P. dhe N. L., shërbimet e Policisë, kanë konstauar 2 ambiente të përshtatuara për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Gjithashtu, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan lëndë narkotike, fidanë e pasjise elektrike që shërbenin për kultivim të bimëve narkotike.
Vijon puna për kapjen e shtetasit N. L., si dhe për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan për hetime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, per veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, të kryera në bashkëpunim.