Ministria e Brendshme të Brendshme informon se dje (24.03.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut.
Siç thonë nga MPB, në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 154 gjoba, nga të cilat 40 sanksione për drejtim të autmjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 12 sanksione për drejtim të automjetit pa patentë shofer, tri sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit.
“Janë shqiptuar tri gjoba për përdorimin e celularit, katër masa për kalim sinjalistik të mbyllur – në semafor të kuq, 12 sanksione për automjete të paregjistruara, pesë sanksione për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit”.
“Kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë. Apelojmë te qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit për të rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB./Telegrafi/
The post Shkup: 154 shoferë të gjobitur, 40 për vozitje të shpejtë appeared first on Telegrafi.