Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në dalje të Tiranës.
Policia bën me dije se një makinë ka përplasur një motomjet dhe per pasojë humbi jetën drejtuesi i motomjetit.
Advertisement
“Më datë 24.03.2022, në afërsi të TEG-ut, janë përplasur mjeti me drejtues shtetasin B. D., me një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, dhe si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën drejtuesi i motomjetit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.