
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha mëngjesin e kësaj të mërkure se dërgimi i trupave paqeruajtëse në Ukrainë mund të çonte në një konflikt me NATO-n.
Sipas asaj që shkruan Sky News, Polonia sugjeroi që paqeruajtësit ndërkombëtarë duhet të dërgohen në Ukrainë për ta ndihmuar që të mbrohet.
Deklaratën Lavrov e bëri gjatë një fjalimi para studentëve dhe stafit në Institutin Shtetëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Moskë. Mes të tjerash ai mësohet se përsëriti deklaratat për përhapjen e neonazizmit në Ukrainë dhe se Perëndimi po izolon Rusinë.
Advertisement