Gripi prek palikanët në Prespeë/ Ngordhje masive e shpendëve në pjesën greke të liqenit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gripi prek palikanët në Prespeë/ Ngordhje masive e shpendëve në pjesën greke të liqenit

Pas përhapjes në disa pulari, gripi i shpendëve ka prekur edhe pelikanët kaçurrel.

 

Tre shpendë u gjetën të ngordhur në ujërat e liqenit të Prespës së Vogël. Pas analizave të kryera në laborator u konfirmua prezenca e virusit.

 

Advertisement

FATMIR OZUNI
DREJTOR I SHERBIMIT RAJONAL VETERINAR
Kemi vendosur zonen ne karantine dhe nuk po lejojme tregtimin e shpendeve ne zonen e pustecit.

 

Prania e sëmundjes tek pelikanët u konfirmua edhe nga drejtoria e zonave të mbrojtura. Burimet pranë këtij institucioni thanë se vetëm në anën greke të liqenit raportohet për më shumë se 600 pelikanë të ngordhur.

 

Advertisement

Nga ana tjetër specialistët duke iu referuar faktit që kjo periudhë përkon me folezimin e pelikanëve, por dhe me ngordhjen masive në territorin fqinj, nuk e përjashtojnë mundësinë që shpendët të jenë sjellë nga rrymat e forta në pjesën shqiptare.

Kjo pasi në ujërat e Prespës së Madhe nuk është konstatuar asnjë rast i ngordhjes së pelikanëve kaçurrel apo shpendëve të tjerë.

Deri më tani në disa stabilimente në Durrës raportohet që të kenë ngordhur rreth 1 milionë pula, si pasojë e infektimeve nga virusi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy