Petkov: Mbështesim perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbështetje për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, kështu u shpreh kryeministri i Bullgarisë Kiril Petkov në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini”, por shtoi se është e nevojshme që fillimisht të zgjidhen disa çështje, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut me garanci në Kushtetutë, njofton korrespondenti i AIM-së nga Athina.

“Ne jemi për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut, por edhe të Shqipërisë. Megjithatë ka disa çështje që duhen trajtuar fillimisht, siç është respektimi i të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, me garanci në kuadër të Kushtetutës.

Kemi një plan dhe komunikim shumë të mirë me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut dhe shpresojmë të ecim shpejt përpara”, tha kryeministri bullgar.

The post Petkov: Mbështesim perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy