Milan ka vijuar me fitoren në kampionatin Italian duke hedhur një hap më shumë drejt titullit kampion. Në javën e 30-të të Serie A kuqezinjtë fituan falë një super goli të Ismail Bennacer në minutën e 59’ të takimit.
Skuadra e Piolit dominoi thuajse gjithë takimin, duke shpërdoruar dhe shumë raste për të thelluar avantazhin, por goli i vetëm i algjerianit i mjaftoi “Dajllit” të shkonte me tre pikë të arta në shtëpi. Milan vijon të mbetet në krye me 66 pikë i ndjekur nga Napoli me 63 pikë, i cili më herët fitoi 2-1 ndaj Udinese-s.
Ndërsa Inter ka lënë sërish pikë, ku zikaltrit këtë herë kanë gabuar në shtëpi ndaj Fiorentinës duke u ndalur në barazim 1-1. Skuadra e Inzagit renditet në vend të tretë me 60 pikë, por ka dhe një ndeshje për të rikuperuar.