Maqedoni, policët dhe mësimdhënësit protestuan para qeverisë për paga më të larta

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sindikata e Policisë së Maqedonisë dhe Sindikata e Pavarur e Arsimit dhe Shkencës sot protestuan para qeverisë dhe kërkuan harmonizimin e pagave në sektorin e arsimit dhe të policisë me vlerën e pagës minimale.

Sindikata e Policisë kërkon vlera e pikëve nga 27 denarë të rritet në 62 denarë. Orce Kocevski nga kjo sindikatë tha se edhe pse i kanë dërguar kërkesat në qeveri për të zgjidhur problemet me të cilat ballafaqohen policët, ministri, siç tha ai, vazhdon të injorojë.

Nga SASHK theksuan problemin e mosharmonizimit të pagës në sektorin e arsimit dhe paralajmëruan se do të ketë protesta më të mëdha.

“Sot në qeveria ka shumë mësimdhënës që janë revoltuar për shkak të pagës dhe mënyrës se si bëhet përllogaritja e pagës. Nëse në shtet paga minimale është 18 mijë denarë, u bëjmë thirrje që edhe mësimdhënësit të marrin pagë të dinjitetshme”, tha Tomisllav Gievski nga SASHK.

Advertisement

 

The post Maqedoni, policët dhe mësimdhënësit protestuan para qeverisë për paga më të larta appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy