
Në “Click Plus” në “TV21” Martin Kostovski nga LSDM dhe Bojan Stojanovski nga OBRM-PDUKM kanë këmbyer akuza të ndërsjella në lidhje me pensionet.
Kostovski tha se vijon një rritje rekorde e pensioneve dhe theksoi se OBRM-PDUKM në të kaluarën merrte borxh për të paguar pensionet.
“Tani kemi një fond pensional të qëndrueshëm”, tha ai.
Për këtë, Stojanovski tha se pensionistët janë grabitur në për 3 vjet e pesë muaj.
“Në Maqedoni kemi dy botë paralele. Njëra është ajo që është reale – nga ajo që jetojnë qytetarët, punëtorët, mjekët, pensionistët, gazetarët, dhe tjetra është ajo ku jetojnë Zoran Zaev, Dimitar Kovaçevski, fatkeqësisht edhe kolegu deputet”, shtoi Stojanovski.
The post Kostovski: Pensionet do të rriten në nivel rekord appeared first on Telegrafi.