Kryetari i Sindikatës për Arsim dhe Shkencë, Jakim Nedellkov paralajmëron protestë ose grevë të përgjithshme.
Protesta do të aktivizohet nëse institucionet kompetente, Qeveria dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale nuk i pranojnë kërkesat e sindikatës për harmonizim të pagave për punonjësit në arsim.
Nedellkov thotë se me rritjen e pagës minimale, pagat në çerdhe do të kenë të njëjtën pagë me pagat në arsim edhe pse kanë nivel të ndryshëm.
Sipas tij, mundësia e fundit për marrëveshje është në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Ekonomik dhe Social ku do të kryesojë kryeministri Kovaçevski, ndërsa nëse nuk ka, do të protestohet në rrugë./Telegrafi/
The post Nëse nuk harmonizohen pagat në arsim në Maqedoni do të ketë grevë dhe protesta appeared first on Telegrafi.