
Autoritetet ukrainase thanë se forcat ruse kanë sulmuar Teatrin në Mariupol, që përdorej për strehimin e civilëve.
Zëvendëskryetari i qytetit ukrainas të Mariupolit, Serhiy Orlov, i tha transmetuesit britanik BBC se në Teatrin e bombarduar gjendeshin 1,000 deri në 1,200 persona.
Ndërkaq, ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, tha se ndërtesa është shkatërruar plotësisht.
Ai tha se sulmi ndaj këtij teatri ishte “krim lufte”.
Advertisement
Ne oborrin e Tetarit ishte shkruar rusisht “Femije” me qellim shmangien e bombardimeve, por kjo nuk i ka shpetuar ata.