Shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës/ Arrestohen tre persona në Tiranë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës/ Arrestohen tre persona në Tiranë

Tre persona kanë rënë në prangat e Policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohen se shpërndanin kokainë në zonën e Kamzës.

 

Policia bën me dije se janë arrestuar Luftar Brahilika., 47 vjeç, Renardo Brahilika, 30 vjeç, të dy banues në Kamzë, dhe Maringlen Lala, 31 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, banues në Bathore.

 

Advertisement

47-vjeçari, së bashku me nipin e tij, personin me inicialet Renardo Brahilika, pasi siguronin lëndën narkotike kokainë të pastër në sasi të mëdha, në bashkëpunim dhe me Maringlen Lalën, e përpunonin duke e përzier dhe e ndanin atë në doza, të cilat më pas i shisnin në zonën e Kamzës kundrejt vlerës 50 euro një dozë kokainë.

 

Gjatë kontrollit fizik, 30-vjeçarit R. B iu gjetën 213 gramë kokainë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy