Përballje e fortë mes Macron dhe kandidatëve për president

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Përballje e fortë mes Macron dhe kandidatëve për president

Presidenti francez Emmanuel Macron është përfshirë në debatin e nxehtë për sanksionet e vendosura ndaj Rusisë, gjatë një programi special për të cilin kanali francez “TF1” ftoi të gjithë kandidatët kryesorë për zgjedhjet presidenciale të Prillit.

“Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë si europianë është të përpiqemi t’i japim fund kësaj lufte, pa shkuar në luftë”.

Por kandidatja e ekstremit të djathtë Marine Le Pen nuk ndau të njëjtin mendim duke paralajmëruar për pasojat ndaj francezëve.

“Unë nuk dua që qytetarët francezë të humbasin punën e tyre, që bizneset të falimentojnë ose që ata të mos jenë në gjendje të ngrohin shtëpitë e tyre, të ushqehen ose të marrin makinën për të shkuar në punë”.

Advertisement

Ajo iu referua  rritjes së çmimeve të energjisë që kanë pasur një efekt  mjaft negativ në financat e familjeve franceze. Në anën e kundërt të spektrit politik, kandidati i ekstremit të majtë Jean-Luc Melenchon mbrojti po ashtu  vendosjen e sanksioneve.

Macron gjithashtu foli për refugjatët ku tha se të paktën 100,000 ukrainas do të mirëpriten duke shpjeguar se Franca duhet të bëjë pjesën e saj  në fluksin e refugjatëve që mbërrijnë në Europën Perëndimore.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy