
Një vajzë e mitur dhe një 34-vjeçar nga Berati janë denoncuar nga të afërmit e tyre si të zhdukur.
Konkretisht raportohet se në Komisariatin e Policisë Kuçovë ka bërë kallëzim shtetasi F.P., duke thënë se është larguar nga banesa vëllai i tij Ll.P., 34 vjeç, banues në fshatin Sqepur, Dimal.
Advertisement
Ndërkohë në Komisariatin e Policisë Berat ka bërë kallëzim A.G., duke thënë se është larguar nga banesa vajza e tij e mitur S.G.