LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së në kohë krize shpenzojnë para të qytetarëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Partia maqedonase në pushtet LSDM, i ka akuzuar kryetarët e komunave nga radhët e OBRM-PDUKM-së për shpenzime të panevojshme në kohë krize.

Nga LSDM thonë se kryetarët e OBRM-PDUKM-së janë shembull i përtacisë dhe shpenzimit të parave të qytetarëve në kohë krize.

Sipas tyre shembulli i fundit është kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski.

“Ndërsa ankohet se komuna nuk ka para për të bërë llogaritë e rregullta, kryetari Gjorgjievski ka shpenzuar 100.000 euro nga paratë e komunës për marrëveshje autoriale”.

Advertisement

“Ushtarë partiak, familjarë dhe miq, por edhe megafonë mediatik janë pjesë e personave në listën e pagave të komunës së Kisella Vodës. Kjo është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së në krye me Hristijan Mickoski”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

The post LSDM: Kryetarët e komunave të OBRM-PDUKM-së në kohë krize shpenzojnë para të qytetarëve appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy