Personat me aftësi të kufizuara i bashkohen protestës/ I riu-Ramës: Ti nuk e ndjen krizën sepse e ke xhepin plot

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Personat me aftësi të kufizuara i bashkohen protestës/ I riu-Ramës: Ti nuk e ndjen krizën sepse e ke xhepin plot

Protestës kundër rritjes së çmimeve i janë bashkuar edhe personat me aftësi të kufizuara.

 

Një i ri, i cili erdhi sot nga Durrësi për të protestuar para Kryeministrisë në Tiranë, tregoi i revoltuar se sa të pamundur e kanë personat me aftësi të kufizuara që të përballojnë rritjen e çmimeve.

 

Advertisement

“Kemi katër ditë që protestojmë për arsye ekonomike. Erdha nga Durrësi me makinë me katër shokë, mora faturën e naftës, 9 litra/20 mijë lekë. Si mund ta përballojë një person më aftësi të kufizuara këtë çmim nafte? Ne e kemi të nevojshëm automjetin për të shkuar për të bërë terapi. Unë kam dalë në emër të çdo shqiptari sepse gjendja po vështirësohet. Ajo është e dukshme. Ajo fuoristrada që keni marrë nga Amerika, sa litra naftë apo benzinë harxhon? Ti thua që ne e përballojmë këtë çmim, por ti nuk e ndjen, sepse  xhepin me miliarda e ke plot. Ti dhe politikanët e 30 vieteve të fundit e kanë xhepin plot, ne jemi zëri i vetvetes.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy