Deputeti i PD, Ervin Salianji thotë se PD ka krizë të thellë besimi nga elektorati.
Ai thekson se Partia Demokratike duhet të ndryshojë. Sipas Salianjit, si hap i parë Basha duhet të dorëhiqet për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës
Advertisement
“Për fat të keq Partia Demokratike ka krizë të thellë besimi nga elektorati, betimi im si deputet është bërë për mbrojtje të interesit publik, po ashtu si deputet i mbështetur masivisht nga demokratët më detyron të jem mirënjohës dhe të bêj gjithçka që çdo mbështetës të ndihet i përfaqësuar dhe të ndjehet krenar për Partinë Demokratike. Partia Demokratike duhet të ndryshojë, si hap i parë Basha duhet të dorëhiqet për ti hapur rrugë tejkalimit të krizës”, shkruan Salianji.