Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka publikuar disa shifra të fundit nga lufta në Ukrainë, ku si pasojë e përballjes me bombardimet ruse, rreth 1 mijë e 300 ushtarë ukrainas kanë mbetur të vrarë.
Këto shifra janë zyrtare sipas Zelenskyt në 17 ditët e luftimeve që janë zhvilluar.
Gjithsesi, shifrat mbeten ende të pakonfirmuara zyrtarisht në mënyrë të pavarur nga media ndërkombëtare apo autoritete.
Sipas një përllogaritjeje të disa instancave ndërkombëtare, ka pasur në më shumë se dy javë luftime, nga kampi rus, rreth 6 mijë të vrarë.
Mbi këta të fundit, autoritetet ukrainase pretendojnë se ushtarët rusë të vrarë, janë mbi 12 mijë.
Vetë Zelensky, tha se të premten e 11 marsit, rreth 500 deri në 600 forca ruse u dorëzuan. Megjithatë, edhe ky lajm mbetet i pavërtetuar në mënyrë të pavarur.