
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një video të re drejtuar kombit të publikuar në rrjetet sociale deklaroi se ushtria ruse ka pësuar humbjet e saj më të mëdha në dekada.
Sipas tij 31 grupe taktike të batalioneve ruse tani janë bërë të paaftë për të luftuar.
Ai kërkon lirimin e menjëhershëm të kryebashkiakut të Melitopolit, i cili thuhet se është rrëmbyer nga forcat ruse, duke thënë se këtë e ka diskutuar me liderët francezë dhe gjermanë.
Zelensky thotë gjithashtu se Ukraina po punon me Komisionin Evropian për të përshpejtuar anëtarësimin e saj në BE.
Advertisement