216 shoferë janë gjobitur ditën e djeshme në Maqedoni pas kontrolleve të intensifikuara nga ana e polcisë.
Prej tyre, 11 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë me mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe një automjet me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
Kështu, 114 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuara, kurse 102 jashtë vendeve të banuara.
Nga MPB thonë se kontrollet e intensifikuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedoni, gjobiten 216 shoferë për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.