
Numri i pacientëve që vuajnë nga sëmundjet e veshkave është në rritje progresive.
Pandemia, duket se i ka stepur qyetarët të kryejnë kontrollet rutinë, ndonëse simptomat kanë qenë të dukshme. Në ditën botërore të sëmundjeve renale, mjekët nefrologë japin alarmin se pacientët kërkojnë trajtim në stadin e moderuar të sëmundjes.
Ndonëse në vendin tonë mungojnë të dhënat mbi përhapjen e kësaj sëmundjeje në popullatë, mjekët nefrologë thonë se mbizotëron mosha e mesme.
Konsumimi i ushqimeve me përmbajtje të lartë proteinike, i alkoolit , duhanpirja, konsumimi në masë i kafeinës, neglizhenca e infeksioneve të zakonshme si dhe mungesa e gjumit janë disa nga shkaqet e sëmundjeve renale.
Mbi 2 milione njerëz jetojnë përmes terapisë zëvëndësuse renale. Sëmundja e veshkave renditet në vendin e 5-të si shkak për vdekshëmrinë në botë.