Zyra e OKB-së ka verifikuar se që nga fillimi i konfliktit në Ukrainë rezulton se 516 persona kanë humbur jetën, ndërsa 908 janë plagosur.
Megjithatë, sipas OKB-së shifrat janë më të larta, por akoma nuk janë verifikuar.
Ky raport ka shënuar një rritje pasi ditën e djeshme u raportuan për 474 civilë të vrarë që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë.
Shumica e viktimave humbën jetën si pasojë e bombardimeve dhe sulmeve ajrore.
Advertisement