Kryeministri Edi Rama paralajmëroi mbrëmjen e së enjtes se Aleanca për Teatrin do të kthehet në partinë e re politike të Ilir Metës.
Ai shtoi se e gjithë lëvizja që si shkak ka gjetur shembjen e Teatrit Kombëtar shumë shpejt do të shndërrohet në aksion poltik.
Duke komentuar deklaratat e Metës paralelisht në një studio tjetër, Rama pati edhe një koment.
Presidenti më herët u shpreh se mund ta shpërndajë jo vetëm Parlamentin, por edhe Qeverinë. Por sipas tij, i mbetet popullit ta zbatojë dekretin.
Advertisement
Por Rama ironizoi duke e cilësuar këtë si një shfaqje të Teatrit të vjetër.