“Lufta po i ngre zgupthi çmimet”/ Rama: Kuptoni që nuk jetojmë në një kohë normale

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Lufta po i ngre zgupthi çmimet”/ Rama: Kuptoni që nuk jetojmë në një kohë normale

Kryeministri Edi Rama ka vazhduar me paralajmërimet se kriza energjetike do të jetë e pashmangshme.

 

Kreu i qeverisë shkruan se lufta po i ngre zgupthi çmimet dhe sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, ndërsa familjet vazhdojnë të paguajnë 9.5 Lek.

 

Advertisement

“E mirëkuptoj tërësisht stresin e madh të kësaj kohe, prandaj u them të gjithë atyre që pa dëgjuar e as lexuar reagojnë mbrapsht: QEVERIA KE VENDOSUR MBUROJË FINANCIARE MBI FATURËN E ENERGJISË PËR FAMILJARËT DHE BIZNESIT E VOGËL dhe prej disa muajsh kostoja rritet si pasojë e krizës, çmimi në faturë jo! LUFTA PO i NGRE ZGUPTHI ÇMIMET! Sot energjia na kushton 61 lek për kilovat, FAMILJET VAZHDOJNË TË PAGUAJNË 9.5 Lek! Pyesni, shikoni çfarë bëhet në vendet fqinje dhe mos duartrokisni, po vetëm kuptoni se nuk jetojmë në një kohë normale, e cila kërkon kurajo dhe dinjitet”, shkruan Rama.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy