Ndërsa kriza e çmimeve ka prekur në masën shumë vende të rajonit dhe Evropës, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka njoftuar se vendi i tij do të pezullojë eksportin e grurit, miellit, misrit dhe vajit.
“Ka aq shumë kërkesa në rajon për drithërat saqë çmimet kanë shkuar në stratosferë, të gjithë duan të sigurojnë ushqim për popullatën…Në dy ditët e fundit, eksporti i grurit dhe miellit është rritur aq shumë, saqë duhet ta ndalojmë”, tha Vuçiç.
Advertisement
Duke folur për gjendjen e rezervave të mallrave të Serbisë, Vuçiç ka bëri me dije se Serbia është e përgatitur për së paku dy muajt e ardhshëm.
Ai tha se aktualisht ka 800 mijë ton grurë dhe një milion ton misër në rezerva.
Advertisement