Rusia paralajmëron: Embargoja e naftës ruse do të ketë pasoja katastrofike në tregun global

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rusia paralajmëron: Embargoja e naftës ruse do të ketë pasoja katastrofike në tregun global

Rusia paralajmëron se në rast se Perëndimi ndalon importin e naftës së saj, do të mbyllë tubacionin kryesor të gazit. Një zyrtar i lartë rus paralajmëroi se në një skenar të tillë, çmimi i nfatës mund të dyfishohet në rreth 300 dollarë për fuçi.

Në një deklaratë në televizionin shtetëror të hënën, zëvendëskryeministri rus Alexander Novak tha se ishte “absolutisht e qartë se një refuzim i naftës ruse do të çonte në pasoja katastrofike për tregun global”.

“Rritja e çmimeve do të ishte e paparashikueshme,” tha ai“Do të ishte 300 dollarë për fuçi nëse jo më shumë.”

Paralajmërimi erdhi ndërsa Shtetet e Bashkuara – duke kërkuar të rrisin presionin ndaj Moskës për pushtimin e saj në Ukrainë – thanë se Uashingtoni dhe aleatët e tij evropianë po konsideronin ndalimin e importeve të naftës ruse.

Advertisement

Pasditen e së martës, presidenti amerikan njoftoi se ka vendosur të ndalojë importin e gazit dhe naftës ruse:

“Ne e kemi marrë këtë vendim në konsultim të ngushtë me partnerët tanë në mbarë botën, veçanërisht në Europë. Ne po lëvizim përpara duke kuptuar se shumë nga aleatët tanë europianë nuk i kanë kushtet që të na bashkohen ne.

SHBA prodhon më shumë produkte të naftës se të gjitha vendet europiane të marra së bashku. Por ne po punojmë me aleatët për të ndërtuar një strategji të gjatë për të reduktuar varësinë energjetike nga Rusia”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy