Maqedoni: U mbajt marsh protestues me rastin e “8 Marsit”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me rastin e “8 Marsit”, sot para Qeverisë së Maqedonisë së Veriut disa aktiviste kanë mbajtur marsh protestues.

Ata thanë se “8 Marsi” nuk është festë për të marrë buqeta lulesh por për të ngritur zërin kundër padrejtësive të vazhdueshme ndaj gjinisë femërore, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Edhe këtë “8 Mars” u kërkuan shërbime shëndetësore gjinekologjike për gratë në komunën Shuto Orizarë.

“Edhe këtë 8 Mars, sikurse më shumë se 10 vjet, gratë nga komuna Shuto Orizarë nuk mund ta shënojnë ose ta urojnë sepse nuk i gëzojnë të gjitha të drejtat njerëzore, këtu bëjnë pjesë edhe të drejtat shëndetësore. Në Shuto Orizarë nuk ka gjinekolog amë, por jo vetëm kjo, edhe papunësia mes grave rome është në nivel të lartë”, tha Salija Bekim Halim nga Iniciativa për gratë nga Shuto Orizari

Advertisement

Në këtë marsh u kërkua miratimi urgjent i Strategjisë për Barazi Gjinore 2021-2026 dhe miratimi i Ligjit për Barazi Gjinore, harmonizim urgjent të politikave dhe ligjeve me Konventën e Stambollit dhe Rezolutën 1325 si dhe miratimin urgjent të ndryshimeve në Kodin Penal për harmonizim me Konventën e Stambollit dhe mbrojtje të gjithanshme të grave nga dhuna.

The post Maqedoni: U mbajt marsh protestues me rastin e “8 Marsit” appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy