Gjashtë muaj pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë ku humbën jetën 14 persona, Prokuroria informon se është duke u zhvilluar një fazë e analizës së të gjitha provave të mbledhura.
Sipas informacioneve të tyre, ende duhet të punohet në zbardhjen e plotë të fakteve të rastit për të marrë vendim për përgjegjësi të mundshme penale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në këtë lëndë në vazhdimësi janë ndërmarrë veprimet në kuadër të procedurës para hetimore për konstatimin e të gjitha fakteve dhe rrethanave. Lidhur me këtë është urdhëruar ekspertiza nga Ministria e Brendshme – Departamenti për Hetime dhe Ekspertiza Mjekoligjore Teknike (DHEMT), i cili është njoftuar menjëherë nga prokuroria dhe i cili i referohet shkaqeve të drejtpërdrejta të zjarrit. Janë urdhëruar dhe kryer edhe dy ekspertiza të tjera – nga Fakulteti Teknologjik dhe nga eksperti – inxhinier elektrik”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Publike.
Në tetor të vitit 2021, Prokuroria njoftoi se sipas ekspertizës së MPB-së, zjarri në spitalin modular ka ardhur si pasojë e djegies së kabllos vazhduese, në të cilin është vendosur një aparat defibrilator-reanimues, një karikues celulari dhe një tjetër pajisje tjetër.
Gjatë asaj periudhe, ekspertë dhe hetues nga Policia Federale Kriminale e Gjermanisë, raporti i të cilëve erdhi në janar 2022, kërkuan ndihmë në hetim.
Zjarri në spitalin modular shpërtheu më 8 shtator 2021, duke mbetur 14 persona të vdekur. Pas këtij rasti, pati marsh civil në tetor, të cilët kërkuan përgjegjësi për tragjedinë./Telegrafi/
The post Prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do të ketë përgjegjësi penale për zjarrin në spitalin modular në Tetovë appeared first on Telegrafi.