Forcat ruse po përgatiten të sulmojnë Kievin në ditët në vijim. Në këtë përfundim ka dalë Instituti për Studimin e Luftës pas një analize.
Grupi i ekspertëve ushtarakë amerikanë beson se “forcat ruse po përqendrohen në periferinë lindore, veriperëndimore dhe perëndimore të Kievit për një sulm ndaj kryeqytetit në 24-96 orët e ardhshme”.
Forcat ruse, të ngarkuara nga problemet logjistike, pothuajse nuk kanë avancuar kohët e fundit, por ISW thotë se ata “po nxjerrin furnizime dhe përforcime, si dhe po kryejnë sulme artilerie, ajrore dhe raketash për të dobësuar mbrojtjen dhe për të frikësuar mbrojtësit përpara sulmit”.
Kjo mund të paralajmërojë fillimin e një momenti kritik në luftë, shkruajnë analistët.Sipas tyre, është shumë herët për të vlerësuar efektivitetin e mundshëm të çdo përpjekjeje ruse për të përfunduar rrethimin e Kievit ose për të pushtuar qytetin në këtë kohë.
Nëse trupat ruse kanë pasur mundësinë që të rifurnizohen, riorganizohen dhe planifikojnë operacione të njëkohshme të qëllimshme dhe të koordinuara përgjatë disa akseve rreth dhe në kryeqytet, pritet që të jenë më të suksesshme në këtë operacion sesa në ndërmarrjet e mëparshme.