MPB njofton se dje janë gjobitur 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë.
“MPB dje (05.03.2022) ka zhvilluar kontroll të intensifikuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për të ndëshkuar shoferët të cilët tejkalojnë shpejtësinë, me çka janë gjobitur 172 shoferë.
Prej tyre, pesë automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuar dhe dy vetura me shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar”, njoftojnë nga MPB.
Nga atje thonë se edhe në ditët në vijim do të vazhdojnë me kontrollet e intensifikuara në komunikacion./Telegrafi/
Advertisement
The post Maqedoni: Gjobiten 172 shoferë për tejkalim të shpejtësisë appeared first on Telegrafi.