Audio/ Rama publikon bisedën me Zelensky: Do të doja të mund të bëja më shumë për ju…

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Audio/ Rama publikon bisedën me Zelensky: Do të doja të mund të bëja më shumë për ju…

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur bisedën telefonike që ka realizuar me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

 

Teksa ka shpërdarë një sekuencë të shkurtër nga telefonata, Zelenskyy dëgjohet teksa i shpreh mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen konkrete ndaj Ukrainës.

 

Advertisement

“Sot pata një telefonatë nga Presidenti Zelensky, i cili më falenderoi për gjithçka Shqipëria po bën në këto ditë tragjike për popullin e tij, për Europën e për mbarë botën, duke nisur nga roli ynë si bashkëpenëmbajtës me SHBA në Këshillin e Sigurimit, tek ndihmat e dhëna për ushtrinë ukrainase, si edhe angazhimi intensiv në kanalet diplomatike me partnerë të rëndësishëm, në mbështetje të Ukrainës. I shpreha presidentit ukrainas të gjithë admirimin dhe solidaritetin e popullit shqiptar në Shqipëri e në Kosovë, me të dhe rezistencën ukrainase, si edhe vullnetin e plotë për të bërë gjithçka mundemi në përmasën tonë të vogël, që Ukraina të triumfojë në luftën e saj liridashëse”, shkruan Rama.

 

Rama: Hello, Alo..

Zelenskyy: Alo kryeministër, jam presidenti i Ukrainës

Advertisement

Rama: Z. President, si jeni?

Zelensky: Faleminderit shumë, Z. Kryeministër, faleminderit për këtë telefonatë

Rama: Jo, faleminderit juve. Nuk dua t’ju përsëris atë çka po thotë e tërë bota për ju, por thjesht po ju them se do të doja të mund të bëja më shumë për ju, për vendin tuaj! Dhe uroj që të triumfoni.

Zelensky: Faleminderit Kryeministër. Nëse doni që ne të triumfojmë, dua t’ju siguroj që ne e kemi edhe aftësinë edhe forcën tonë…

Advertisement

 

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy