LSDM: Metodologjia e re parashikon rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Miratimi i metodologjisë së re siguron rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë, për një jetë dinjitoze të pensionistëve. Mesatarisht 900 denarë në llogari është rritje rekord e pensioneve në historinë e Maqedonisë së Veriut, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

“Përveç kësaj, sigurojmë edhe 3.000 denarë ndihmë financiare për pensionistët.

Në tre muajt e ardhshëm (prill, maj dhe qershor) mbi 330.000 pensionistë, në këtë periudhë krize, do të marrin 1.000 denarë në muaj.

Kjo ndihmë financiare prej 3.000 denarë shtesë është jashtëzakonisht e rëndësishme për pensionistët në kohë të krizës së zgjatur energjetike”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

Advertisement

 

The post LSDM: Metodologjia e re parashikon rritje të vazhdueshme të pensioneve për mesatarisht 900 denarë appeared first on Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy