Xhaçka pas bisedimeve në selinë e NATO: Shqipëria, rol domethënës në mbështetjen ndaj Ukrainës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Xhaçka pas bisedimeve në selinë e NATO: Shqipëria, rol domethënës në mbështetjen ndaj Ukrainës

Ministrja Olta Xhaçka iu bashkua takimit të jashtëzakonshëm të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel, ku në fokus të diskutimit ishin pasojat e agresionit ushtarak rus ndaj ukrainës. Xhaçka u takua me sekretarin Amerikan, Antony Blinken, sekretarin e Përgjithshëm të NATO, Jens Stoltenberg, si dhe me zyrtarë të tjerë. Në një deklaratë pas mbledhjes, ministrja e Jashtme sqaroi se aleatët shprehën vendosmërinë për të mbështetur Ukrainën.

 

“Në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s sot u konfirmua sërish me forcë vendosmëria e aleatëve për të mbështetur popullin e Ukrainës në luftën  heroike që ka fituar admirimin dhe respektin e të gjithë botës. Shumë vende evropiane, vetë Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë masa në mbështetje të popullit ukrainas që do të kishin qenë të paimagjinueshme ndoshta edhe pak muaj më parë, duke i furnizuar me armatime, duke kaluar disa paketa sanksionesh  masive që po i japin një goditje shumë të rëndë Rusisë.”

 

Advertisement

Xhaçka u ndal edhe tek roli i Shqipërisë në përpjekjet për të detyruar Rusinë të tërhiqet.

 

“Shqipëria ka luajtur një rol domethënës në këto përpjekje për të mbështetur Ukrainën, edhe me ndihmë materiale konkrete, por sidomos në fushën e diplomacisë, ku pardje siç keni pasur mundësinë ta ndiqni u arrit një fitore vërtet e rëndësishme duke miratuar me shumicë absolute votash një rezolutë të bashkësponsorizuar nga Shqipëria ku i kërkohej Rusisë t’i japë fund luftës.”

 

Advertisement

Në mbledhjen e ministrave të jashtëm të NATO-s morën pjesë edhe Finlanda e Suedia, vende partnere të aleancës.

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy