FOTOT: Edhe sa mund të durojë Ukraina?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Trupat ruse kanë shtuar ofensivën e tyre në Ukrainë, duke mbërritur në “portat” e një tjetër qyteti. Mykolaiv, në jug të Ukrainës, u sulmua në orët e para të mëngjesit. Qyteti ndodhet vetëm pak kilometra nga Kherson, kontrollin e të cilit rusët e morën dy ditë më parë.

Tani, ushtria e Putinit vijon rrugëtimin për në Odesa, ndërsa bombardimet vazhdojnë edhe në Mariupol. Rusët kërkon të nënshtrojnë pjesën jugore të Ukrainës, çka do t’i jepte kontroll më të madh në Detin e Zi, ndërsa duan me ngulm të marrin kryeqytetin, Kiev, dhe Kharkivin, qytetin e dytë më të madh.

Fotogaleria e mëposhtme tregon shkatërrimin në Ukrainë, të ndodhur në vetëm pak ditë nga nisja e pushtimit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy