Emrat-Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe përdorim droge, arrestohen 5 persona në Pogradec

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Emrat-Përshtatën lokalin për lojëra fati dhe përdorim droge, arrestohen 5 persona në Pogradec

Pesë persona janë arrestuar  dhe 9 të tjerët janë vendosur në hetim pas një operacioni të policisë së Pogradecit.

 

Në kuadër të këtij operacioni u konstatua se një lokal në pronësi të njërit prej tyre ushtronin aktivitetin e basteve të paligjshme por edhe përdorimin e lëndëve narkotike.

 

Advertisement

Behet me dije se janë arrestuar shtetsit Dorjan Dervishaj, Fredi Balliu, Markeljan Adri, Orgito Xhydollari dhe Skerdi Liço, ndërkohë që ‘Basti i fundit’ ka arritur të sekuestrojë edhe sasi të konsiderueshme parash apo edhe 3 doza kokaine.

 

 

Në njoftimin e policisë thuhet janë sekuestruar 1200 euro, 200.000 lekë, 150 dollarë dhe 10.000 dinarë, 1 tavolinë pokeri, 9 pako me letra bixhozi, 385 copë çipsa, 3 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë, 1 aparat DVR për mbikëqyrjen e kamerave, si dhe 5 aparate celularë.

Advertisement

 

Tashmë të arrestuarit dhe të akuzuarit do të hetohen nga Prokuroria ​e Pogradeci për akuzat e ‘Organizimit ose ushtrimit të veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm ose të paregjistruar në organet tatimore”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, kryer në bashkëpunim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy