
Ish Kryeministri Sali Berisha ka qenë sot në Lushnje ku u bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatin e Shtëpsisë së Lirës, Elton Banon.
Gjatë fjalës së tij, Berisha ka bërë një deklaratë të forte. Teksa zbuloi “bëmat e fundit të qeverisë”, sic theksoi ai.
Ish kryeministri theksoi se qeveria i ka dhënë ministres Olta Xhaçka, hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze.
“Me 6 Mars me votën tuaj keni shans për të hapur dyert e reja të zgjedhjeve të reja të parakohëshme. Nuk mundet që parlamenti i bandave, abuzimit dhe vjedhjeve të mëdha të vazhdojë më tutje në Tiranë. Zgjedhjete e lira dhe të ndershme jsnë misioni juaj dhe i atyre që votojnë me 6 mars. Nga katër anët e vendit ka një thirrje: Ndryshim Kjo qeveri mendon më pak për qyettarët, rrogat, pensionet, bizneset fermat e tyre. Ajo ka një qëllim si të grabisë pasuritë publike. Dua tu informoj për bëmat e fundit të kësaj qeverie. Vendosi ti japë ministres Xhaçka hektarë në Gjilekë të Himarës që bashkëshorti i saj të ndërtojë hotele luksoze. Vota për ndryshim është jetike për ju dhe shqiptarët”, tha Berisha.