“Në qytet, në disa zona, disa predha goditën oborret. Falë Zotit, nuk pati viktima apo të plagosur. Disa makina morën flakë. Një shtëpi private u dëmtua. U dëmtuan ambientet e një prej komisariateve të rrethit Podolsky”.
Kështu deklaroi, kryetari i Bashkisë së Kievit, Vitaliy Klitschko të mërkurën e 2 marsit.
Ai vuri në dukje se betejat vazhduan pranë Kievit: Bucha, Irpin, Gostomel.
“Armiku po përpiqet të depërtojë në kryeqytet. Por, mbrojtësit ukrainas mbajnë vijën dhe ndalojnë pushtuesit në periferi të kryeqytetit”.
Advertisement
Klitschko theksoi gjithashtu se disa shpërthime kishin rënë në qytet në mbrëmje.