Rusia dhe Ukraina do të bisedojnë për një armëpushim, gjatë rundit të dytë të bisedimeve që do të mbahet më 3 mars, tha kryenegociatori i Moskës, teksa forcat ruse kanë vazhduar sulmet e tyre kundër qyteteve ukrainase.
Vladimir Medinsky, që është ndihmës i presidentit rus, Vladimir Putin, tha më 2 mars se përveç armëpushimit, do të diskutohet edhe çështjen e korridorit humanitar në Ukrainë.
Presidenca ukrainase ka konfirmuar se delegacioni i saj ishte “nisur” për në vendin ku do të mbahen bisedimet, pasi Medinsky tha se delegacioni ukrainas veçse është nisur nga Kievi.
Bisedimet pritet të mbahen në rajonin Brest në perëndim të Bjellorusisë.
Rundi i parë i bisedimeve midis Ukrainës dhe Rusisë u mbajt më 28 shkurt dhe përfundoi pa rezultate. Në atë takim, delegacioni ukrainas kërkoi armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë ruse./rel