Bujar Osmani: Agresioni rus ndaj Ukrainës është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani sot mori pjesë në sesionin e 49-të të Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë, si pjesë e Segmentit të nivelit të lartë.

Në seancën, e cila zgjat nga 28 shkurt deri më 2 mars, marrin pjesë krerët e Qeverive dhe shteteve, si dhe Ministrat e Punëve të Jashtme, me qëllim që të rikonfirmohet rëndësia e punës së Këshillit për të Drejtat e Njeriut dhe mekanizmave të tij për t’u përballur me sfidat për gëzimin e të drejtave themelore dhe lirive.

Në video-fjalimin e tij, Osmani theksoi se nuk mund të flitet për të drejtat e njeriut në vendin tonë dhe në botë, pa shprehur shqetësim serioz për përkeqësimin e situatës elementare të të drejtave të njeriut të qytetarëve ukrainas si pasojë e agresionit ushtarak nga Rusia.

“Kjo paraqet një shkelje serioze të së drejtës ndërkombëtare, Kartës së OKB-së, parimeve dhe angazhimeve të OSBE-së si dhe kërcënon stabilitetin global”, u shrpeh Osmani duke theksurar se se të drejtat e njeriut dhe mbrojtja e tyre duhet të jenë në qendër të vëmendjes, veçanërisht të drejtat e kategorive më të ndjeshme.

Advertisement

“Promovimi dhe avancimi i të drejtave të njeriut, bashkëpunimi multilateral dhe rendi ndërkombëtar janë dhe do të vazhdojnë të jenë bazë e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut edhe gjatë kryesimit të ardhshëm me OSBE-në vitin 2023”, përfundoi Osmani.

 

The post Bujar Osmani: Agresioni rus ndaj Ukrainës është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të njeriut appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy