Bardh Spahia, Majlinda Angoni dhe Xhemal Bushati do garojnë të dielën për një prej bashkive më të rëndësishme të vendit; bashkinë e Shkodrës.
Bardh Spahia hyn në këtë garë si përfaqësues i të gjithë demokratëve që mbështesin liderin historik të PD, Sali Berisha, dhe për të 6 marsi ka një rëndësi më të madhe se thjesht një proces zgjedhor lokal.
BARDH SPAHIA
KANDIDAT PER BASHKINE SHKODER, “SHTEPIA E LIRISE”
“Mesazhi im eshte te shkojme sa me shume drejt kutive te votimit te bindur qe me voten tone kontribuojme kesja here, jo vetem ne mbajtjen e bashkise shkopder larg kthetrave te Edi Rames dhe përfaqësuesve te tij por kontribuojme edhe per ruajtjen e garantimit e demokracisë, ruajtjen dhe garantimin e opozitës se vërtetë, ruajtjen dhe garantimin e votës se lire te qytetareve. “
Advertisement
Përballë Spahisë është socialistja Majlinda Angoni, e cila është fokusuar te nevojat e qytetarëve të Shkodrës, duke premtuar të nënshkruajë një kontratë sociale me ta, si rrugë për zgjidhjen e problemeve të shkodranëve.
MAJLINDA ANGONI
AdvertisementKANDIDATE PER BASHKINE SHKODER, PS
“Dhe në 300 ditët e para unë zotohem ta çoj përpara këtë kontrate sociale që unë do ta lidh me banorët e qytetit tim e plotësuar me projekte që do të jenë në funksion të qytetarëve.”
Bardh Spahia garon në një bashki që njihet si bastion i demokratëve dhe apeli i tij për shkodranët është që të votojnë kundër qeverise Rama, ndërsa Majlinda Angoni ka zgjedhur të përcjellë si mesazh për shkodranët ndarjen nga PD pas 3 dekadash keqqeverisje.
BARDH SPAHIA
Advertisement“Padyshim që lufta jonë vazhdon të jetë me Edi Ramën dhe përfaqësuesit e tij, ato që për 9 vite shkatërruan jo vetëm Shkodrën, por mbarë vendin. Sigurisht në këtë betejë gjendemi edhe përballë patericave të Edi Ramës, atyre që edhe pse e dinë që janë minorancë jo vetëm në Shkodër, por në mbarë Shqipërinë, zgjedhin të kandidojnë vetëm e vetëm për të ndihmuar Edi Ramën, duke hequr pak vota nga shumica e demokratëve.”
MAJLINDA ANGONI
Advertisement“Shkodranët janë lodhur nga politikat e mbrapshta në qytetin tim dhe Shkodra nuk ka ma kohë me humb. Sepse unë besoj se kam të gjithë përvojën dhe veçanërisht përkrahjen e qeverisë për t’i çuar përpara projektet e nisura.”
Pak ditë para se qytetarët e Shkodrës të vendosin, të dy kandidatët besojnë te fitorja.
BARDH SPAHIA
“Sigurisht qe çdo sfide është e vështirë, por asgjë nuk është e pamundur kur ke mbështetjen e shumicës absolute te shqiptareve te ndershëm, te demokrateve shkodrane te cilët kane kuptuar misionin historik.”
MAJLINDA ANGONI
Advertisement“Garat janë gjithmonë të vështira. Kjo është një garë që e kemi nisur dhe duhet ta fitojmë dhe jemi të fituar në këtë garë, kështu qe garën do të bajmë të gjithë së bashku, nuk e quaj të vështirë.”
Shkodra përbën betejën më interesante në 6 mars; pasi mbetet për t’u parë nëse përçarja e PD do të shënojë fitoren e parë të socialistëve në këtë bashki; apo ashtu siç ka ndodhur në 3 dekada, shkodranët do të zgjedhin sërish të djathtën.