“Shqipëria furnizon me kanabis Europën”/ DASH: Droga mbetet ende problem

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Shqipëria furnizon me kanabis Europën”/ DASH: Droga mbetet ende problem

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin mbi trafikimin e lëndëve narkotike dhe pastrimin e parave. Dokumenti nënvizon se Shqipëria mbetet një bazë lokale për grupet e krimit të organizuar.

 

“Kanabisi shqiptar dërgohet në Turqi dhe këmbehet me heroinë dhe kokainë, të cilat kontrabandohen në Evropë nga trafikantët shqiptarë. Shqipëria konsiderohet një element kyç i rrugës ballkanike të trafikut të drogës në Evropën Perëndimore dhe në Britaninë e Madhe. Grupet shqiptare të krimit të organizuar janë të pranishme në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, në të gjithë Evropën, si dhe në Amerikën e Jugut, duke përfshirë Ekuadorin, Kolumbinë dhe Perunë.”

 

Advertisement

Edhe pse Shqipëria ka bërë një përparim në luftën kundër pastrimit të parave, sipas Departamentit Amerikan të Shtetit situata mbetet ende problematike.

 

 

“Trafikimi i lëndëve narkotike dhe aktivitetet e tjera të krimit të organizuar, përfshirë trafikun e qenieve njerëzore, apo dhe evazionin fiskal dhe kontrabandën, konsiderohen si burimet kryesore të pastrimit të parave. Shqipëria mbetet e pambrojtur ndaj pastrimit të parave për shkak të korrupsionit, pranisë së rrjeteve të krimit të organizuar dhe boshllëqeve në legjislacion dhe mbikëqyrje.

Advertisement

 

Ndërkohë në raport është vlerësuar puna e prokurorisë së Posaçme kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pasi janë goditur disa grupe kriminale të rrezikshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy